AKTUALITET, 23 Shtator 2018, 09:46

Kapja e dy shqiptarëve me çanta droge në Greqi, policia shqiptare jep detaje

Kapja e dy shqiptarëve me çanta droge në Greqi, policia

Policia shqiptare ka dhënë detaje lidhur me arrestimin e dy të rinjve shqiptar që transportonin 46 kg 140 gram marijuanë drejtë Greqisë.

Policia e Shtetit bën me dije se operacioni është zhvilluar në bashkëpunim me policinë greke. Të arrestuarit janë Martin Buzi, 23 vjeç nga Fieri dhe Sabri Mema, 25 vjeç nga Berati të cilët po transportonin më këmbë dy çanta me 23 pako që përmbanin 46 kg 140 gram marijuanë gjithsej.

Njoftimi i policisë:

Finalizimi me sukses i Operacionit u arrit si rezultat i bashkëpunimit ndërkufitar me Policinë Greke falë shkëmbimit në kohë të informacioneve të ndërsjellta.

Policia Kufitare Sarandë dhe Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në Komisariatin e Policisë Sarandë në bashkëpunim të ngushtë me Policinë Kufitare Greke dhe Antidrogën kanë bërë të mundur finalizimin me sukeses të Operacionit, ku më datë 22.09.2018, nga ana e Policisë Greke u bë e mundur kapja e dy shtetasve dhe konkretisht:

– M. B., 23 vjeç, banues në Fier

– S.M., 25 vjeç, banues në Berat

Si dhe sekuestrimi i dy çantave të shpinës ku brenda tyre kishte 46 kilogramë e 140 gramë lëndë narkotike Cannabis Sativa.

TPZ.AL