AKTUALITET, 23 Shtator 2018, 11:32

“Kalamaj të vegjël si…”, pas talljeve publike, Rama bën meme Erion Braçen

“Kalamaj të vegjël si…”, pas talljeve publike, Rama

Kryeministri Edi Rama ka publikuar rubrikën e qeverisjes javore nën logon e ERTV-së, ku nuk ka kursyer edhe humorin. Përveç kundërshtarit të tij dhe liderit të PD-së, Lulzim Basha, kryeministri nuk kursen edhe deputetin nga rradhët e PS-së Erion Braçe.

Madje për të Er-Tv në vend të kronikës për punët si deputet në Lushnjë, ka përgatitur thjesht një meme, duke e krahasuar Braçen me fëmijët e fillores.

“Kur vjen vonë në klasë dhe të kanë zënë bankën”, shkruhet në memen për Braçen.

Kujtojmë që nuk është hera e parë që kryeministri merret me pamjen fizike të deputetëve, para disa muajsh ai është shprehur se se ka shpëtuar “fëmijët e vegjël si Erion Braçja”, nga pesha e rëndë e çantës, duke reduktuar lëndët nga 6 në 3.

“Kalamaj të vegjël si Erion Bracja, mbanin çanta të mëdha. I krijonin fëmijëve një problem shumë të madh.Opozitës nuk i shkoi mëndja. As ekspertëve të mëdhenj. Halli i disa prindërve i çoi tek një zgjidhje e thjeshtë e propozuar nëpërmjet platforms”, tha Rama nga Rrësheni.