AKTUALITET, 23 Shtator 2018, 09:25

Tritoli në Vlorë, kush ishte shënjestra, e kaluara e tij

Tritoli në Vlorë, kush ishte shënjestra, e kaluara e tij

Mbrëmjen e kaluar një shpërthim tritoli tronditi qytetin e Vlorës rreth orës 03:2o në lagjen “Isa Boletini”, fatmirësisht nuk kishte viktima por vetëm dëme materiale.

Pak muaj më para 43 vjeçarit Jovan Çela i është djegur makina, ndërkohë rezulton të jetë precedent penal për trafik droge, për këtë ka kryer dënim me burg. Çela është pronari i një servisi makinash në qytetin e Vlorës.

Njoftimi i policisë:

“Më datë 23.09.2018, në orën 3:20, në lagjen “Isa Boletini”, në katin e 4-t të një pallati pranë hyrjes (derës) pronë e shtetasit J.Ç, 43 vjeç, ka shpërthyer një sasi lëndë plasëse.

Si pasojë e shpërthimit nuk ka dëme në njerëz, por ka vetëm disa dëme të pjesshme materiale.

Policia po punon për sqarimin e rrethanave dhe për zbulimin e autorëve përgjegjës.” TPZ.AL