LIFESTYLE, 6 Maj 2020, 14:00

Roza Lati ‘nis punë’ kameriere: Kaq ishte…


Moderatorja Roza Lati ka vendosur të eksperimentojë në një tjetër ‘karrierë’.

Prezantuesja e “Why not”, në Ora News, ka marrë tabakanë dhe e veshur me taka ka nisur të shërbejë kafe në barin pranë televizionit ku punon.

Siç shihet edhe në videon që vetë Roza ka publikuar në Instastory, moderatorja u shërben kafen kolegëve të saj, por diçka shkon keq.

Moderatorja ngatërrohet me tabakanë e cila i rrëshket nga dora.

Më pas Roza mbledh sërish filxhanët, teksa shprehet se: Kaq ishte, hajde t’i heqim tani!

Videot ishin për të sjellë humor, pasi Roza vazhdon profesionin e saj si moderatore dhe autore e emisionit "Why not".