LIFESTYLE, 6 Maj 2020, 13:56

“Mami s’do që të martohem”, moderatorja shqiptare ndryshe nga çdo vajzë shqiptare: Gjyshi do thjesht të bëj një fëmijë, ndërsa…


Dojna Mema ka treguar se ndryshe nga shumë vajza shqiptare, ajo nuk e ka presionin e familjes për të gjetur sa më shpejt një partner dhe për t’u martuar.

Por, përkundrazi familjarët e moderatores shqiptare janë shumë mendjehapur, dhe i këshillojnë Dojnës bashkëjetesën.

A të çajnë kokën të shpisë se kur do të martohesh?”,- i shkruan një ndjekëse Dojna Memës.

Moderatorja ka treguar se është ai shembulli, ku familja jo vetëm që nuk e shqetësojnë me këtë temë, por i kërkojnë të kundërtën.

Përkundrazi: Gjyshja pëlqen më shumë bashkëjetesën. Gjyshi do thjesht të bëj një fëmijë, ndërsa mami të mos bëj as njërën as tjetrën, por të kaloj jetën duke i bërë qejfin vetes sime”,- shkruan Dojna Mema.