LIFESTYLE, 5 Maj 2020, 18:12

“Më betohej në kokë të vajzës”/ U mashtrua nga Loredana, zviceranja thirrje këngëtares shqiptare: Nuk ta kam frikën, trego të vërtetën!

“Më betohej në kokë të vajzës”/ U mashtrua


Vitin e kaluar ngjarja që u bë kryefjala e mediave shqiptare dhe atyre të huaja ishte arrestimi i Loredanës. Reperja e njohur shqiptare u bë pjesë e një skandali ku akuzohej se i kishte vjedhur një çifti zvicerian gati 900 mijë franga së bashku me të vëllanë.

Por mesa duket kjo çështje nuk është mbyllur me kaq pasi reperja akuzohet për mashtrim dhe do të dalë në gjyq në muajin qershor, për t’u përballur me akuzat nga çifti zviceran, akuza të cilat Loredana gjatë gjithë kohës i ka mohuar. Ka qenë vetë gruaja që ra pre e mashtrimit ku në një intervistë për “20 minuten.ch”, është shprehur se hetimet do të vazhdojnë deri në fund dhe se nuk ka frikë nga reperja.

“Tani nuk kam më frikë. Më në fund është dikush, avokati ynë, që do kujdeset për gjithçka. Hetimi po vazhdon. Kjo na jep shpresë se mund t’i marrim paratë”, u shpreh ajo.

Më tej Petra Z. ka shtuar se Loredana i ka ofruar para çiftit në mënyrë që çësshtja, të mbyllej me aq ndërkohë këta të fundit nuk kanë pranuar pasi pretendojnë të marrin paratë e veta.

“Në mbrëmjen e arrestimit, ish-avokati i saj më ofroi 200,000 CHF dhe më pas 350,000 CHF. Por nuk pranova. Loredana më ka borxh të paktën dyfish më shumë. Ne e dimë që është situatë e komplikuar. Por pa një vendim gjykate nuk marrim dot paratë. Ne duhet të vazhdojmë të jetojmë”, deklaroi Petra Z.

Në intervistë gruaja i është drejtuar duke i bërë një thirrje të drejtpërdrejtë Loredanës duke i kërkuar të tregojë të vërtetën për hir të vajzës së saj. “Gjithmonë thonit: Betohem në Zot, për vajzën dhe familjen time se po them të vërtetën. Loredana, të lutem trego të vërtetën tani!”– tha ajo.

Kujtojmë se Loredana u arrestua e u mor në pyetje, por më pas u la e lirë.

Ndërkohë reperja nuk është ndalur me projektet e saj muzikore. Vetëm para pak ditësh ka lançuar këngën e saj më të re në bashkëpunim me Capital Bra. Vlen të përmendim se kjo këngë është përfolur shumë se është një dedikm për ish-partnerin e saj Mozzik ku dhe ky i fundit reagoi.