LIFESTYLE, 6 Maj 2020, 13:52

Për herë të parë postojnë videon bashkë, Jonida dhe Romeo pranojnë me një kërcim romancën e tyre, veshur njësoj çifti në harmoni perfekte

Për herë të parë postojnë videon bashkë, Jonida

Këngëtarja Jonida Maliqi dhe aktori Romeo Veshaj e thanë publikisht që janë rikthyer bashkë, dhe nuk ka më vend për dyshime. Ka qenë pikërisht një video e postuar në profilin zyrtar në Instagram, të Jonida Maliqit, që shfaqi çiftin duke realizuar një kërcim së bashku.
 
View this post on Instagram
 

Jonida dhe Romeo?

A post shared by Xing.al (@xing.al) on

Veshur matchy-matchy, sport dhe me kapele, Jonida Maliqi dhe Romeo Veshaj duken në harmoni perfekte, dhe sapo na treguan një copëz nga historia e tyre e dashurisë. Ndërkohë pak ditë më parë çifti udhëtuan drejt jugut dhe medies rozë nuk i shpëtuan detajet që tregonin, se ata ishin rikthyer bashkë. Por, nga ana tjetër, Jonida Maliqi nuk është treguar aq e rezervuar dhe ka pranuar hapur se po kalon kohë me Romeon, ndërsa kanë drekuar mes miqsh, dhe kanë postuar në rrjete sociale.