LIFESTYLE, 5 Maj 2020, 12:18

Sherri për kaparin e dasmave/ Leonora Jakupi dhe Labinot Tahiri përplasen “live”, këngëtarja: Pse i harxhuat? Nervozohet ish-deputeti, përmend fëmijët

Sherri për kaparin e dasmave/ Leonora Jakupi dhe Labinot Tahiri


Vijon debati për anulimin e dasmave në kohën e koronavirusit. Këngëtari Labinot Tahiri është përplasur “live” me kolegen e tij, Leonora Jakupin.

Të dy të ftuar në emisionin “Debat Plus”, kanë parashtruar arsyet e tyre përse duhet protestuar dhe përse jo. Jakupi i ka kërkuar kolegut të saj “llogari” se përse i kishte prishuar paratë që kishte marrë kapar, ndërsa Tahiri i është përgjigjur se me profesionin e tij siguronte të ardhurat e familjes.

https://youtu.be/cD53QBxlSh0

Leonora Jakupi: I kanë marrë kaparët po pse i kanë harxhuar aq shpejt?

Labinot Tahiri: Nuk është detyrë e jotja.

Leonora Jakupi: Dëgjom..

Labinot Tahiri: Jo s’po të dëgjoj. Unë në protestë dal nëse më bëhet një e padrejtë. Unë ekzistoj prej mikrofonit dhe më të ua çoj bukën në frigorifer fëmijëve. Jo Leonora Jakupi, por çdo Leonorë. Edhe Hashim Thaçi qoftë. Unë nuk bëj protestë në kohë pandemie. Por bëj protestë nëse hapen bizneset e tjera, dhe nuk happen dasmat.

Ditën e djeshme, këngëtari Tahiri kërkoi që të lejohetedhe zhvillimi i dasmave pasi sipas tij, kishte marrë kaparin dhe e kishte harxhuar. Ai u shpreh se nëse bizneset e tjera do të lejoheshin dhe dasmat jo, do të protestonte, ndërsa Leonora e kundërshtoi duke u shprehur se ishte e rrezikshme.