TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Në një lidhje direkte me Rudina Magjistarin, ditën e djeshme ishin prindërit e reperit të famshëm me origjinë nga Kosova, Ledri Vula.
Xheraldina dhe Agroni kanë folur për historinë e tyre prej 40 vitesh, por edhe kanë rrëfyer afeksionin për partneren e të birit, Sarën.
E ëma e Ledri Vulës ka rrëfyer se Sara i është përshtatur shumë ambjentit të tyre familjarë, dhe ndjehen shumë mirë me të. Madje ajo ka treguar se Sara është natyrë më e dashur dhe e përkushtuar, dhe kalon mjaft kohë me ta.
Ndër të tjera, Xheraldina ka treguar dëshirën e madhe të bashkëshortit të saj, Agronit, për te realizuar një dasmë madhështore.
“Sara është një vajzë shumë fisnike. Për e bukur e shikoni dhe vetë. Mirëpo shpirti dhe zemra e saj është shumë më e madhe se bukuria. E bukur është mjaft. Zakonisht prindërit dëshirojnë që fëmija i tyre të gjejë një yll dhe Ledri e ka gjetur yllin e vet. Momentalisht janë të ndarë, pasi Sara është në Gjermani tek prindërit, ndërsa Ledri është në Brezovicë me miqtë e tij. Kjo largësi dhe kjo karantinë po e bëjnë të pamundur ardhjen e shpejtë të Sarës. Mirëpo shpresojmë të kalojë shpejt karantina. Ajo na mungon edhe neve tani, Ledri është pak tip introvers dhe qëndron me ne një ose dy orë, dhe ikën në botën e tij, ndërsa Sara rri me ne më gjatë, përgatisim bashkë ushqimin, qeshim, bisedojmë. Të dy kombinohen shumë mirë në ambientin tonë familjarë. Me kismet pas karantinës do të kemi dasmë!”– është shprehur e ëma e Ledri Vulës, Xheraldina.
https://youtu.be/PKoYm_0qvIQ
Ndërkohë, Ledri Vula dhe Sara Hoxha e bënë publike historinë e tyre të dashurisë vetëm pak javë më parë, ku reperi postoi një foto pranë të dashurës. Që nga ajo kohë, çifti kanë ndarë me ndjekësit momente të ëmbla me njëri-tjetrin.