AKTUALITET, 7 Shtator 2019, 23:08

Roshi: Mbaj përgjegjësi për gabimet, isha në vështirësi. Franca është më e forta në botë

Roshi: Mbaj përgjegjësi për gabimet, isha në

Odise Roshi ka qenë protagonisti negativ i ndeshjes së sotme të Shqipërisë ndaj Francës, pasi disa gabime në fillimin e ndeshjes i dhanë mundësinë vendasve të shënonin e mbyllnin shpejt duelin. Ai kërkoi falje në fjalët e tij për “SuperSport” pas sfidës.

“Marr përgjegjësitë e mia për gabimet, por edhe Franca i shfrytëzoi. Duhet të shohim para se kemi ndeshje të tjera. Dihet se kush është Franca. Bëmë maksimumin sot dhe ishte një rezultat jo i mirë.

Ndjeja vështirësi se luaja kundër dy kundërshtarëve shumë të fortë e shpejtë, shfrytëzuan dhe ndëshkuan që ën minutat e para, shpresojmë në ndeshjen e ardhshme kundër Islandës të marrim rezultat shumë më të mirë. Franca them, se është kombëtarja më e fortë në Botë për mendimin tim” tha ai.