AKTUALITET, 7 Shtator 2019, 23:03

Mavraj ngushëllohet me faktin që humbën ndaj Francës: Nuk e shoh kaq dramatike

Mavraj ngushëllohet me faktin që humbën ndaj Francës: Nuk e

Shqipëria u mund në Francë me rezultatin 4-1, duke mos dhuruar asgjë nga ajo që pritej, sidomos pas besimit që kishte skuadra para ndeshjes. Në një prononcim për “RTSH Sport”, Mavraj u shpreh se kjo ndeshje nuk duhet të shihet si dramë.

Sakaq, ai u ndal edhe te incidenti në fillim të ndeshjes ku u ngatërrua himni, duke shtuar se duhen kërkuar të drejtat dhe pikërisht kjo ishte ajo çka futbollistët kërkuan.

“Nuk e shoh kaq dramatike këtë humbje duke pasur parasysh se ku humbëm sot. Ne kemi të drejtat tona dhe si shqiptarë, kur dalim jashtë kërkojmë të drejtat tona. Kërkuam vetëm himnin kombëtar dhe donim të gëzonim tifozët tanë. Donim të drejtat tona si të tjerët”, tha Mavraj.