TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Francë-Shqipëri 2-0
Franca: Loris, Pavard, Varane, Lengle, Hernandes, Matuidi, Toliso, Lemar, Grizman, Koman, Zhiru.
Trajner: D. Deshamp
Shqipëria: Strakosha, Hysaj, Gjimshiti, Mavraj, Ismajli, Roshi, Ramadani, Abrashi, Bare, Uzuni, Balaj.
Trajner: E. Reja
MINUTË PAS MINUTE
45’+1’ Mbyllet ndeshja me avantazhin 2-0 të Francës.
45’ Jepet 1 minutë shtesë.
44’ Grizman mundohet me të majtën të mbyllë ndeshjen me një gjuajtje nga jashtë zonës, sfera përfundon shumë larg kuadratit të Strakoshës.
42’ Pasime të njëpasnjëshme mes francezëve në krahun e djathtë të sulmit të tyre, me Pavard e Koman që mundohen të çajnë drejt portës, por këtë herë mbyllen mirë nga dyshja Hysaj-Mavraj.
40’ Roshi është i vetmi i cili arrin të marrë fundoren nga kuqezinjtë dhe nis harkimin e radhës nga e djathta drejt zonës, por Balaj përsëri nuk arrin devijimin me kokë.
36’ Kuqezinjtë me fat. Mavraj shkakton penallti për ndërhyrje ndaj Hernandes. Grizman gjuan nga pika e bardhë por traversa i mohon gëzimin e golit.
31’ Roshi shfaqet më në fund në sulm, me një harkim të nisur për Balajn, i cili përsëri nuk ka hapësirën për të goditur portën.
27’ Kuqezinjtë provojnë të reagojnë me një harkim në zonë nga e majta, por Balaj nuk arrin të devijojë sferën i rrethuar nga mbrojtësit francezë.
27′ GOOOL Franca, shënon Zhiru. Top i gjatë nga prapavija këtë herë në krahun e majtë të sulmit francez. Roshi në kundërkohë nuk arrin të devijojë topin që më pas Hernandes e kthen drejt qendrës për Zhiru, i cili nuk e ka të vështirë të kalojë Strakoshën.
23’ Grizman kalon në shpejtësi Hysajn, por Gjimshiti me shpejtësi mbyll mirë duke fituar më pas një rivënie anësore.
20’ Lemar mundohet të nisë një pasim për Grizman nga thellësia, por Ismajli lexon gjithçka me kujdes dhe largon rrezikun.
17’ Hysaj fiton një goditje nga këndi përballë Pavard, Bare harkon në zonë por largon mbrojtja. Më pas vetë mesfushori vallëzon mes disa fanellash të Francës në të majtë por sugjerimi i tij në zonë nuk gjen askënd.
13’ Reja kupton menjëherë gabimin me pozicionimin e Roshit dhe kalon Hysajn në krahun e majtë, duke kthyer mesfushorin djathtas.
12’ Drithërima në katërkëndorin kuqezi dhe përsëri është një pasim për Koman që ka hapësira pa fund në krahun e Roshit që sjell pështjellim. Fatmirësisht, pasimi i tij për Zhiru nuk shfrytëzohet nga ky i fundit që nis topin drejt qendrës, aty ku largon Ismajli.
8′ GOOOL Franca, shënon Koman. Varane sheh hapësirën pas Roshit dhe dërgon topin aty për Koman i cili i shmanget mesfushorit dhe del i vetëm para Strakoshës, duke e mposhtur lehtë këtë të fundit.
4’ Goditje nga këndi për francezët me topin që harkohet për Lengle i cili me kokë gjuan por mbi traversën e Strakoshës.
2’ Goditje dënimi e kuqezinjve që tentojnë një skemë me Ramadanin që pason për Ismajlin, por i jep më shumë forcë se sa duhet dhe topi shkon jashtë në fundore.
1′ Fillon ndeshja në Paris.
0’ Stafi i përfaqësueses insiston pranë delegatit të ndeshjes së nuk pranon të fillojë ndeshja pa u dëgjuar himni i Shqipërisë.
0’ Kaos në fillimin e duelit, pasi lojtarët nuk duan të fillojnë ndeshjen pasi është vendosur himni i gabuar.