AKTUALITET, 7 Shtator 2019, 21:37

LIVE Francë-Shqipëri/ E shkakton Mavraj, Grizman gabon nga pika e penalltisë

LIVE Francë-Shqipëri/ E shkakton Mavraj, Grizman gabon nga pika e

Përmbledhja e ndeshjes. LIVE Francë-Shqipëri 2-0

38′ Lojë e trajnerit Deshamp. Dërgon Koman në krahun e djathtë atje ku gjendej Roshi i spostuar nga Reja pikërisht për këtë arsye, për të evituar duelet mes tyre. Hysaj po e mbante më së miri.

36′ Gabon nga pika e bardhë Grizman. Topi kap traversën.

35′ Hernandez rrëzohet në zonë pas kontaktit me Mavrajn. Arbitri jep penallti.

27′ Roshi kaloi në të djathtë dhe Hysaj në të majtë. Skema e golit ndryshon pikërisht në krahun e Roshit, ndërsa Giroud i vetëm me Strakoshën, e kishte të lehtë për të tundur rrjetën. Francë-Shqipëri 2-0

20′ Ardian Ismajli në super formë. Ndal në dy raste të rrezikshme sulmin e Francës.

11′ Pafundësisht probleme për Roshin në krahun e majtë. Koman jep një krosim fantastik për Giroud, por ky i fundit gabon me gjuajtjen me kokë.

8′ Vjen goli i parë. Koman i shkëputet bukur Roshit dhe e ka të lehtë të mposht Strakoshën. Francë-Shqipëri 1-0.

3′ Rasti i parë i rrezikshëm për Francën që kërkon befasinë nga pas shpine, por Ismajli heq bukur me kokë një top të rrezikshëm.

1′ Nis takimi. Organizatorët kërkojnë ndjesë për vonesën dhe gafën me himnin.

0′ Vendoset himni i gabuar. Lojtarët shqiptarë nuk duan të nisin ndeshjen pa u vendosur himni ynë. Arbitri u thotë të presin.