AKTUALITET, 7 Shtator 2019, 19:50

Aksident në Laç, makina përplas për vdekje të moshuarën

Aksident në Laç, makina përplas për vdekje të

Një aksident me pasojë vdekjen e një të moshuare ka ndodhur pak minuta më parë në rrugën nacionale Laç-Milot.

Nga informacionet paraprake mësohet se një automjet ka përplasur një 70-vjeçare duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.

Grupi hetimor ka mbërritur në vendngjarje për të kryer identifikimin e viktimës dhe zbardhjen e rrethanave të aksidentit.