AKTUALITET, 7 Shtator 2019, 20:17

Dy aksidente në pak kohë në Drenas, përgjaken rrugët e Kosovës

Dy aksidente në pak kohë në Drenas, përgjaken rrugët e

Dy aksidente kanë ndodhur pothuajse në të njëjtën kohë në fshatin Zabel në komunën e Drenasit dhe për pasojë disa persona janë plagosur.

Sipas dëshmitarëve, në aksidentin e parë kishte vetëm dëme materiale. Kurse, aksidenti i dytë ka ndodhur në një largësi prej 100 metrave nga aksidenti i parë, ku ka persona të lënduar.

Të lënduarit janë dërguar për trajtim në Qendrën kryesore të mjekësisë familjare në Drenas. Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes, ndërkohë aksidentetet kanw krijuar kolona të gjatë në rrugën Komoran-Drenas.