AKTUALITET, 2 Nëntor 2019, 14:49

Video/ Tragjedi në motoçiklizëm, aksident fatal për talentin 20-vjeçar

Video/ Tragjedi në motoçiklizëm, aksident fatal për

Tragjedia përsëritet në Sepang, tetë vjet pas aksidentit që i mori jetën Marco Simoncelli. Ka rezultuar fatal aksidenti që ndodhi gjatë Idemitsu Asia Talent Cup në pistën malejziane, për talentin e ri të botës së motorëve, Afridza Munandar. I rrëzuar në xhiron e parë në kthesën 10, piloti 20-vjecar ka marrë ndihmën e menjëhershme të mjekëve të cirkuitit që, duke parë situatën, e dërguan menjëherë në spitalin e Kuala Lumpur me helikopter, ku fatkeqësisht indoneziani nuk ia doli.

Pavarësisht gjithë përpjekjeve të personelit mjekësor të spitalit, piloti i ri humbi jetën pak kohë pas aksidentit. Munandar konkuronte në IATC 2019, kampionati me një markë motori për pilotët aziatikë, ku kishte arritur dy fitore, dy vende të dyta e dy të treta. FIM, Dorna Sports e gjithë personat e përfshirë në Idemitsu Asia Talent Cup kanë shprehur ngushëllimet më të ndjera për familjen, miqtë e personave të dashur për të.

Pasi mësuan lajmin e trishtë, kolegët e rinj të Munandar vendosën unanimisht të zbrisnin gjithësesi në pistë për gara-2, në program të dielën, për ta kujtuar në mënyrën e duhur pilotin e pafat.