TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Është shkrumbuar totalisht magazina që u përfshi nga flakët një ditë më parë, në Shkozet të Durrësit.
Pavarësisht ndërhyrjeve, efekivët kane mundur vëtëm të kufizojnë përhapjen në objektet afër magazinës.
Por, nuk kanë mundur të shuajnë flakët që përfshinë magazinës.
Në operacionin që zgjati disa orë u angazhuan 24 punonjës të shërbimit zjarrfikës, dy prej të cilëve pësuan asfiksi si pasoje e tymit. Ata u transportuan me urgjencë në Spitalin Rajonal të Durrësit ku morën ndihëm e nevojshme mjekësore dhe ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore.
Tymi i dendur pengoi edhe qarkullimin e mjeteve në autostradë. Në Unazën e qytetit, në mbikalimin e Shkozetit, në segmentin rrugor “Martin Camaj”, në drejtim të Plepave, si dhe në segmentin rrugor Kavajë-Durrës lëvizja e mjeteve u bllokua.
Zjarri shkaktoi probleme të rënda edhe në rrjetin e shpërndarjes së energjisë elektrike. Ministri Karakaçi njoftoi se disa zona të qyteti mbetën pa energji dhe situatat do të normalizohet pasi të jenë shuar të gjitha vatrat. Shkaqet e zjarrit që shkrumbuan plotësisht magazinën e fishekzjarreve mbeten nën hetim!