AKTUALITET, 31 Mars 2019, 21:35

Edhe Kosova mund t’ia marrë mjekët Shqipërisë, pagat tri herë më të larta

Një mjek specialist në Shqipëri në shërbimin spitalor paguhet me pagë neto rreth 527 euro. Në shërbimin parësor shëndetësor, paga neto është 408 euro, sipas të dhënave nga Ministria e Financave.

Ndërsa në Kosovë, që nga ky vit, një mjek specialist në spital dhe në qendrat e kujdesit shëndetësor paguhet me pagë neto 1195 euro në muaj. Një mjek specialist në Kosovë merr 2.5 herë më shumë se një mjek nga Shqipëria.

Rritja e pagave në Kosovë mund ta shndërrojë atë në qendër të re graviteti për mjekët shqiptarë, të cilët për shkak të afërsisë gjeografike, mund të zgjedhin Kosovën për të ushtruar profesionin e tyre.

Me rritjen e fundit të pagave që Kosova ka aplikuar në fushën e mjekësisë, një infermier i parë merr pagë më të lartë se një mjek specialist në Shqipëri. Paga e një kryeinfermieri në Kosovë është 621 euro, ndërsa paga enjë infermieri në spital, 537 euro./ Revista Monitor