AKTUALITET, 14 Prill 2018, 21:45

Rishfaqet Eduart Selami: Basha e ka marrë peng Partinë Demokratike

Rishfaqet Eduart Selami: Basha e ka marrë peng Partinë Demokratike

Ish-deputeti demokrat, Eduard Selami, ka reaguar për mbledhjen e kryesisë së PD.

Me anë të një postimi në Twitter, Selami shkruan se Basha e ka marrë peng Partinë Demokratike. Më tej ish deputeti shprehet se, Basha po e ligjëron këtë gjë me statut.

“Basha nuk mund t’i afroje PD fitoren ndaj “ligjeron” pengmarrjen me statut”, është ky reagim i Selamit.

Kujtojmë që Selami kandidoi për kryetar të PD-së përballë Lulzim Bashës në zgjedhjet e korrikut të vitit të kaluar.