AKTUALITET, 14 Prill 2018, 20:20

Ish Kryeminstri Nano publikon status për luftën në Siri

Sulmi i SHBA-së ndaj Sirisë ka bërë nostalgjik edhe ish-kryeministrin Fatos Nano.

Me një foto në rrjetin social “Facebook”, ai kujton takimin me ish-Sekretarin Amerikan të Mbrojtjes, Donald Rumsfeld.

Duket se kjo foto është hedhur në përkujtim të vizitës së rëndësishme të Rumsfeld gjatë qeverisjes së Nanos 2002-2005, për mbështetjen që Shqipëria i dha fillimit të luftës në Irak nga ana e SHBA-së dhe Presidentit Amerikan, Xhorxh W. Bush.

Shqipëria ishte ndër të paktat vendet e para në Europë që mbështeti këtë luftë përkundër heshtjes së vendeve të mëdha europiane, gjë që u vlerësua shumë në atë kohë.

Pak kohë më vonë, presidenti amerikan si vlerësim emëroi dhe ambasadorin amerikan në Shqipëri Xhejms Xhefri si përfaqësuesin e parë të vendit të tij në Irak pas ndërhyrjes.

Në foto Nano është me ish-Ministrin e Mbrojtjes, Pandeli Majko, sot Ministër për Diasporën dhe Zëdhënësin e Qeverisë së Shqipërisë, Aldrin Dalipi, sot kryetar i Këshillit Bashkiak të Tiranës.

Takimi ka patur një vëmendje të lartë mediatike ndërkombëtare, dhe ndërsa amerikanët e përdorën për t’iu dhënë një mesazh vendeve të tjera europiane për mbështetje.