AKTUALITET, 16 Mars 2019, 12:54

Rinis marshimi i PD-së, qytetarët drejt ministrisë së Brendshme

Rinis marshimi i PD-së, qytetarët drejt ministrisë së

Rinis marshimi i tretë i PD-së, rreth godinës së kryeministrisë për t’u drejtuar më pas tek ministria e Brendshme ose tek sheshi Skënderbej.

Ka qënë sërish deputeti i PD-së, Flamur Noka ai që i ka ftuar qytetarët e pranishëm që të bashkohen në marshim.

“Shpirti i protestës nuk ndalet. Na ndiqni! Të vazhdojmë marshimin dhe protestën. Ndiqni liderit e PD-së, Lulzim Bashën.”

Opozita e bashkuar kërkon rrëzimin e kryeministrit Edi Rama, krijimin e një qeverie tranzitore dhe zhvillimin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare. Për zhvillimin e zgjedhjeve të parakohshme, para një muaji ata dogjën edhe mandatet e deputetit. Nga Rama nuk ka asnjë shenjë për zgjedhje të parakohshme, megjithatë ai është shprehur i hapur për dialog.