TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Martin Henze, përfaqësues i partisë CDU në Gjermani i është bashkuar sot protestës së PD-së përpara kryeministrisë, ndërsa është shfaqur në krah të ish-kryeministrit Sali Berisha.
Ish-kryeministri Berisha në një prononcim për mediat ka thënë se Rama ka shkuar që të fshihet në tunelet e Skraparit.
Henze, i cili është këshilltar ekonomik i Angela Merkel u shpreh dhe dje në mbështetje të protestave, duke thënë se edhe në Gjermani ka pasur protesta të fuqishme.
’Çdo parti vendos vetë se çfarë bën me mandatet e saj, në Europë ka mendime kontradiktore, këtu vijnë informacione të filtruara.
Opozitës në Kuvend i është mohuar e drejta parlamentare, pasi nuk ka asnjë mundësi për të apeluar vendimet e marra nga shumica.
Dorëheqja nga mandatet, vendimi demokratik i tyre, protestat janë legjitime, nuk cënohet e drejta e qytetarëve të tjerë. Edhe në Gjermani ka pasur protesta të fuqishme. Protestat ndodhin në të gjithë botën, mund të jenë edhe më emocionale sesa duhet”, u shpreh dje Henze.
