AKTUALITET, 13 Shtator 2019, 11:15

FOTO/ Fier, katër makina përplasen me njëra-tjetrën, plagoset burri me biçikletë


Një aksident masiv ka ndodhur paraditen e sotme në rrugën Ramiz Aranitasi në Fier.

Katër makina janë përplasur me njëra tjetrën dhe mbeti i plagosur një person rreth të 30-tave i cili po udhëtonte me biçikletë.

Një makinë tip benz me targa AA821 për shkak të shpejtësisë ka prerë rrugën një automjeti tjetër e ka përplasur biçikletën ku personi ka fluturuar rreth 10 metra në ajër.

Në këtë aksident janë përfshirë edhe automjetet e tjera.