AKTUALITET, 17 Shtator 2019, 11:00

FOTO/ E “spiunuan”, lezhjanit i shkon policia për kontroll, ja çfarë i gjetën në çati

Një 49-vjeçar është arrestuar nga ana e policisë së Lezhës, pasi i janë gjetur 6 kg 185 gr lëndë narkotike në çatinë e banesës.

Njoftimi i policisë:

Bashkëpunimi komunitet – polici, finalizon operacionin antidrogë ” Barbulloja”.

Sekuestrohen 6 kg 185 gr lëndë narkotike, në pranga poseduesi i saj.

Specialistët për hetimin e narkotikëve dhe forcat policore të Komisariatit të Policisë Lezhë, mbi bazën e informacione të marra falë bashkëpunimit komunitet – polici, zbuluan se një shtetas kishte fshehur në çatinë e shtëpisë së tij në fshatin Barbullojë në Lezhë 6 kg 185 gr lëndë narkotike kanabis sativa.

U arrestua në flagrancë shtetasi B.P. vjeç 49, banues në Lezhë, i dyshuar si posedues i saj, për veprën penale ” Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike”.

Materialet proçedurale në ngarkim të tij i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës Shkallës Parë Lezhë për veprime të mëtejshme.