AKTUALITET, 27 Nëntor 2017, 16:08

Rezultatet e dobëta, Deportivo Alavesh shkarkon Xhani De Biazin

Rezultatet e dobëta, Deportivo Alavesh shkarkon Xhani De Biazin
Xhani De Biazi nuk është më trajner i Deportivo Alavesh në La Liga, kampionatin spanjoll. Klubi spanjoll publikoi në një deklaratë që njofton përfundimin e kontratës së trajnerit italian, i cili erdhi gjatë fillimit të këij sezoni, kur zëvendësoi Zubeldian. Komunikata e Alaveshit

“Klubi “Albiazul” ka vendosur të shfuqizojë kontratën e Xhani De Biazit pas rezultateve të fundit të arritura në La Liga .

Për momentin, Havier Kabejo do të jetë përgjegjës për drejtimin e ekipit.

Falënderojmë Xhani De Biazin për punën e bërë në këtë periudhë dhe i urojmë atij më të mirën në të ardhmen e tij profesionale”

Alavesh është zhytur në një krizë të madhe pasi në 13 javë ka grumbulluar vetëm 6 pikë duke u pozicionuar e fundit. Xhani De Biazi e mori ekipin, më 22 shtator dhe në tetë ndeshje regjistroi dy fitore dhe gjashtë humbje.