AKTUALITET, 27 Nëntor 2017, 13:53

Video dhe foto nga vendi i aksidentit të eskortës së kryeministrit në Korçë

Video dhe foto nga vendi i aksidentit të eskortës së

Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në hyrje të Korçës, ku tre automjete janë përplasur mes tyre, dy prej të cilave makina shoqëruese të Ministrisë së Brendshme.

Mësohet se si pasojë e aksidentit kanë mbetur disa persona të plagosur, të cilët janë dërguar me urgjencë për në spital.

Shkaqet e aksidentit të rëndë janë ende të paqarta. Mësohet se makina e pëplasur është pjesë e eskortës së Edi Ramës. Nga aksidenti mësohet se kanë mbetur edhe të lënduar. Me automjetet e eskortës së Ramës është përfshirë dhe një taksi.

Dyshohet se shkak i aksidentit të jetë bërë lagështira në rrugë.

TPZ.AL

[gallery columns="1" ids="26538,26537,26536,26535,26534"]

https://youtu.be/gb4w2ZnJ8y0