LIFESTYLE, 19 Nëntor 2017, 14:55

Arjonin, Olsin apo Veselin? Xhensila Pere: Ja me kë do bëja seks në BB

Arjonin, Olsin apo Veselin? Xhensila Pere: Ja me kë do bëja seks

Xhensila Pere ishte e ftuar mbrëmjen e djeshme në emision "Një kat më lart", ku foli për eksperiencën e saj në "Big Brother" dhe sigurisht për lidhjen me Fatjonin.

Lidhur me eksperiencën e saj në "Big Brother" e skenat e seksit për të cilat u komentua shumë, Xhensila u shpreh se po të kthehej prapa sërish do t'i bënte dhe i ka shijuar. "Ishte diçka e ndjerë, s'e kam bërë e sforcuar", u shpreh Xhensila.

Pas kësaj moderatori Ermal Peçi e pyeti ish-banoren se nëse do të bëhet një "Big Brother" me ku mblidhen ish-banorët, me cilin prej konkurrentëve që kanë marrë pjesë ndër vite, do kryente marrëdhënie seksuale.

I pari në foto u shfaq Arbri, fituesi i "Big Brother 1", por Xhensila e refuzoi menjëherë. Ish-banorja refuzoi edhe Arjonin, Bjordin dhe Veselin, madje edhe për Fajtonin tha se është "film i parë" ndërsa në fund zgjodhi Olsin e "Big Brother 9" duke u shprehur: "Është më mashkull se këta të tjerët. Ky tip më pëlqen, tipat e fortë...".