TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Mbrëmja e djeshme ka rezervuar një sërë përplasjesh të nxehta televizive, për shkak të shfaqjes për herë të parë me zë dhe me figurë të të resë Xhisiela Maloku, e cila është dhunuar nga djali i deputetit të PS-së Rrahman Raja.
Shumë e kanë quajtur daljen e djeshme të vajzës të sforcuar dhe të bërë nën kërcënim, ndërsa vetë ajo pretendonte se kishte gënjyer policinë për dhunën e ushtruar ndaj saj.
Për këtë ka pasur dje dhe një përballje të nxehtë mes Anila Bashës dhe gazetarit Basir Çollaku, si dhe oficerit të policisë Dritan Zagani.
Debati ka degjeneruar dhe në ofendime personale mes tyre, ku Basha i ka kujtuar Zaganit se duhet ti drejtohet në emër dhe jo asaj. Po ashtu gazetarja është shprehur se Çollaku po e bën të gjithën këtë për një vend deputeti, ndërsa kjo është mohuar kategorikisht nga gazetari.
Pjesë nga debati:
Basha: Po gënjen Zagani! Në datën 26 shtator jeni takuar me komisarin në një autobus në Zvicër.
Zagani: O zhurma, jemi akoma në datën 22.
Basha: Çfarë ka ndodhur, është kriminale, është e rëndë. Çfarë kanë bërë policët është po kaq e rëndë.
Çollaku: Që policët mbrojnë njëri-tjetrin është e rëndë. Mos fol budallëqe.
Basha: Ore nuk zgjidhesh këtu deputet. Bëj profesionin.
Çollaku: Mos merr livadhet këtu. E kanë mendjen vetëm tek Parlamenti. Unë jam prezent këtu dhe më thotë gënjen.
Zagani: Nuk më thotë dot gënjeshtar pa mbaruar. Si e ka emrin ajo? Anila e ka?! Më datën 26 është e vërtetë që ka një foto dhe kam dalë dhe e kam takuar dhe e kam shoqëruar për të blerë një karrocë për fëmijën. E ka marrë atë foto ai spiuni i ujësjellësit dhe nuk më provokoni dot thuaj asaj.
Basha: Asaj thuaj në shpi.
Zagani: Ik çoj tortën te Saimiri ti.