TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Pas tërheqjes së denoncimit dhe intervistës ku mohoi gjithçka që kishte thënë për dhunimin, Xhisiela Maloku ka reaguar përsëri ish-ministri Ylli Manjani.
Ai shkruan se në “Facebook” se ajo u tërhoq pa kaluar 24 orë nga denoncimi për të shpëtuar e gjallë. Ndaj sot dy muaj më vonë nuk mund të rikthehet tek denoncimi, për të njëjtën arsye.
Reagimi i Manjanit:
Dhunë..
————
Asnjë çudi në shfaqjet publike të vajzës. Ajo është prova më e fortë publike, ku të gjithë ne mund të shohim dhorë unën e egër e vazhduese të të fortëve me pushtet.
Ajo u tërhoq pa kaluar 24 nga denoncimi për të shpëtuar e gjallë. Ndaj sot dy muaj më vonë nuk mund të rikthehet tek denoncimi, për të njëjtën arësye.
Kush ja pa hajrin denoncimit xhanëm?!
Askush!
Kush denoncon e ha! Sa gra u vranë se guxuan…
Kush e denoncoi pushtetin dhe ja doli mbanë? Askush!
Atëhere përse duhet ta bënte Ajo?!
Ja, pra Polici që nuk e besoi tërheqjen e kallëzimit dhe nuk i hapi rrugë dhunës iku!
Nuk e mbrojti askush para kërcënimit dhe iku megjithë familje!
Denoncoi por u shpall Horr dhe u dënua me ndjekje këmba këmbës.
Ndaj ska se si vajza e pambrojtur të jetë më trime apo më e fortë.
Ja pra një ngjarje që tregon përmbledhtas se cfarë ndodh kur dhunohesh nga të fortët me pushtet!
Ndërkohë pushteti propagandon fort dajakun që ka dalë nga xheneti!!!
Sipas pushtetit, vajza e “ka qejf vetë dhunën”; djali trajtohet si të tjerët ndaj e fusim në burg sa për ti bërë qejfin dynjasë; polici (denoncuesi) është një horr; pushteti është i fortë; opozita është fajtore!!!
Kjo quhet Mafie! TPZ.AL