TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Banorët e Astirit kanë vijuar sot ditën e 108-të protestës së tyre. Protestës së tyre i janë bashkuar edhe deputetët e opozitës. Banorët janë shprehur të vendosur në vijimin e protestës së tyre por sic thanë ata, tashmë gjithë populli është ngritur në këmbë kundër Edi Ramës.
"Është e dhimbshme që, Danieli qëndron akoma në burg, ndërkohë që “Rama, Gjiknuri apo ish-drejtori i ARRSH, rrinë si zagarë rrugëve të Tiranës. Shtëpitë tona do i mbrojmë po qe nevoja edhe me armë. Nuk jemi kundër shtetit por bandës së korruptuar të pushtetit”, tha njëri nga banorët.
Deputeti demokrat Klevis Balliu deklaroi para protestuesve:
“Koha për diskutime e rrugë ligjore ka ikur. Gjykatat dënojnë protestuesit dhe jo kriminelët. Ligji nuk funksionon për Saimir Tahirin, Edi dhe Olsi Ramën dhe për asnjë pjesëtar të Rilindjes. Ky projekt ka problem. Cështjen e Danielit nuk e apelojmë dot sepse sot nuk ka Gjykatë të Lartë. Nuk kemi asnjë rrugë tjetër përvec revoltës. Parlamenti është marrë peng nga bandat e krimit të organizuar. U ftoj të enjten që ta merrni parlamentin mbrapsh dhe tua ktheni qytetarëve të Shqipërisë.”
Nga ana tjetër deputeti i LSI-së Endri Braimllari tha se protesta e 16 shkurtit e ka futur Edi Ramën në bunker, vërtetoi se gjithë Shqipëria është kundër një kryeministri që ka futur kriminelë në Parlament, që kërkon ë mbajë peng vendin.
“Është detyra jonë qytetare që të protestojmë cdo ditë deri në largimin e Ramës. Ai është një monstër që u pi gjakun cdo shqiptari. Koha e fjalëve ka marrë fund! Tani është koha e qytetarëve", deklaroi Braimllari.