AKTUALITET, 25 Janar 2019, 11:34

Reshjet e dëborës rinisin në veri, në Peshkopi uji vjen vetëm 30 minuta në ditë

Reshjet e dëborës rinisin në veri, në Peshkopi uji vjen

Në të gjithë territorin e Dibrës dhe Bulqizës kanë rinisur sërish rreshjet e dendura të dëborës.

Në rrugët nacionale nuk paraqiten ende probleme, ndërsa në zona të thella janë shfaqur disa të tilla. Një pjesë e tyre kanë qenë të kalueshme vetëm me këmbë dhe trashësia e borës së re kalon 20 cm.

Reshjet e borës kanë sjellë dhe mungesë energjie në fshatrat e Lurës dhe të Reçit, ku dhe po punohet aktualisht për riparimin e defekteve, ndërsa në Kalanë e Dodës është rikthyer energjia.

Në qytetin e Peshkopisë furnizimi me ujë vazhdon të jetë 30 minuta në 24 orë. Pjesa më e madhe e zonës nuk ka fare ujë për shkak të ngricës.

Probleme ka patur edhe në Bulqizë në aksin nacional nga Pishat deri te Qafa e Buallit. Në rrugët e brendshme të qytetit të Bulqizës dhe në atë të spitalit ka patur ngrica gjithashtu.

Mungesë energjie elektrike kanë edhe njësitë Ostren, Trebisht, Martanesh dhe disa fshatra në Tërnovë.