TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Jozefina Topalli është një nga figurat më të spikatura të politikës në vendin tonë. Edhe pse nuk është më deputete, ish-kryetarja e Kuvendit dhe ish-nënkryetarja e Partisë Demokratike vazhdon të mbetet aktive në sferën publike.
Megjithatë e ftuar në emisionin “Mbrëmje Ide” nga Mirela Milori, “Zonja e hekurt” e politikës shqiptare u prek, kur u pyet nëse e kishte marrë malli të kthehej në selinë e PD-së, aty ku ka punuar për shumë vite.
Mirela Milori: Me përfaqësues të tjerë brenda PD-së flisni?
Jozefina Topalli: Po sigurisht, komunikoj me ata që kam qenë dhe me ta që kam punuar. I ndjek me shumë interes dhe më dhimbsen. Unë e di sa keq ndihen.
Mirela Milori: Ju ka marrë malli të riktheheni në atë seli?
Jozefina Topalli: Shumë! Tek kjo e reja jo. S’e kam me selinë, unë e kam me shpirtin e demokratëve. Sigurisht që kam dhimbje dhe mall të madh, por duhet të jem realiste.