AKTUALITET, 14 Prill 2020, 08:45

Reshje shiu, shtrëngata edhe borë. Parashikimi i motit për sot


Dita e sotme ka nisur e vrenjtur në Tiranë dhe në disa qytete të tjera të vendit, ndryshe nga dielli që ishim mësuar të na zgjonte që herët.

Meteorologët parashikojnë që sot do të ketë ndërhyrje të shkurtër të motit të paqëndrueshëm.

Shërbimi Meteorologji Ushtarak bën me dije se gjatë ditës do të ketë reshje shiu, shtrëngata dhe në mbrëmje edhe reshje dëbore në pjesën e Alpeve.

Parashikimi i SHMU

Reshjet e shiut do të na shoqërojnë gjatë gjithë ditës se marte, madje në pjesën veriperëndimore të vendit dhe në formën e shtrëngatave me rrebeshe e rrufe.

Në orët e mbrëmjes në alpe, verilindje e lindje reshje dëbore.

E gjithë paqëndrueshmëria do të zgjasë deri mëngjesin e së mërkurës. Më tej do të na shoqërojë moti me diell.

Gjithë kjo situatë parashikohet të pasohet dhe nga fuqizim i erës juglindje-veri, kryesisht në bregdet dhe deti i trazuar të martën e të mërkurën.

Temperaturat do të pësojnë luhatjet si më poshtë.