AKTUALITET, 13 Prill 2020, 22:29

Artur Çani: Rama e ka bërë testin e Covid-19, duke përdorur emër tjetër

Artur Çani: Rama e ka bërë testin e Covid-19, duke


Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se nuk e ka bërë testin për COVID 19, mirëpo gazetari Artur Çani, pretendon të kundërtën.

I ftuar në emisionin “360 Gradë” në RTV Ora, Artur Çani tha se se kryeministri ka gënjyer, pasi sipas tij, atij i kanë marrë tamponin në zyrën e tij me 23 mars të këtij viti.

Rama ka gënjyer hapur duke thënë se nuk e ka bërë testin për koronavirusin. Unë po e them këtu hapur, që me datë 23 mars të këtij viti Rama e ka bërë analizën, ja kanë bërë në zyrën e tij, me këta të laboratorit qëndror të spitalit amerikan. Nuk e ka bërë madje as me emrin e tij. Kanë qenë disa njerëz prezent, nuk ka qenë i vetëm. Dhe prapë tha nuk e kam bërë,”, u shpreh gazetari.

Gazetari tha se disa ministra dhe Presidenti i Republikës, e kanë pranuar se e kanë bërë testin për Covid-19.

"Pse disa ministra të kabinetit Rama më thanë menjëherë që “po e kemi bërë testin”, pse Meta më tha e kam bërë testin, pse Rama thotë nuk e kam bërë? Këtu është ndryshimi. Nuk trembet njeriu duke i thënë të vërtetën". u shpreh Çani.