TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Tre shqiptarë nga Lezha kanë gjetur vdekjen në dhe të huaj për shkak të koronavirusit. Ledi Skuraj, Agron Vraja dhe Pavlin Nikolla janë tre jetët e humbura të qytetarëve nga Lezha në këto 24 orët e fundit.
Ledi Skuraj, baba i dy fëmijëve ishte vendosur prej vitesh në Angli. Ai punonte si oficer sigurie në një kompani private, ndërsa në fund të muajit mars u infektua nga Covid-19. Pas përpjekjeve të mjekëve dhe mjekimit intensiv në spital ai nuk mundi të jetojë.
I dyti ish-këshilltar i Bashkisë Lezhë, është Agron Vraja i cili dy muaj më parë u nis në Amerikë për të vizituar djalin e tij student atje. Por, në ato pak ditë qëndrimi është infektuar me koronavirus dhe nuk ka mundur të shpëtojë.
I treti është Pavlin Nikolla i vendosur prej vitesh në Italinë fqinje së bashku me familjen e tij. Ai jetonte dhe punonte në Milano, por nuk ka mundur të fitojë mbi koronavirusin, edhe pse ai asnjëherë nuk kishte shfaqur sëmundje të mëparshme.