TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Koronavirusi i tmerrshëm që ka zaptuar Shqipërinë dhe mbarë botën, ka sjellë ndryshime të shumta në jetën e gjithësecilit dhe ka ndikuar në mënyrë të drejtëpërdrejt edhe në emisionet televizive të mbrëmjes.
Një nga ndryshimet më dramatike dhe që u ndje fort nga i gjithë populli shqiptar, ishte zhdukja nga ekrani dhe nga emisioni "Opinion", e gazetarit të kronikës së zezë, Artan Hoxha.
Duke qenë se Blendi Fevziu, e ka organizuar emisionin në këtë kohë të vështirë virusi, kryesisht me mjekë, specialistë dhe shkencëtarë të panumërt shqiptarë, që ka gjetur në çdo cep të botës, nuk kishte mbetur vend fare dhe asnjë hapësirë, për gazetarin e njohur, Artan Hoxha, që përpara koronavirusit, ishte ndër personazhet më të famshme të emisionit "Opinion".
Por, një ngjarje e ditëve të fundit, ka hapur një dritare, për ribashkimin e Fevziut me Tan Hoxhën. Bëhet fjalë për arrestimin e Orgest Bilbilit.
Mbrëmjen e sotme, Hoxha foli për arrestimin e tij, të shkuarën kriminale dhe plagët që ka marrë në zorrë, pak përpara arrestimit. Në emision, gjithashtu u shfaq edhe një deklaratë e vjetër e Artan Hoxhës, pikërisht për këtë personazh, pra çfarë kishte thënë dikur gazetari për Orgest Bilbilin, duke treguar qartë, se sa të drejtë kishte patur ai për këtë personazh.
/TPZ.al/