TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Koronavirusi është dhjetë herë më vdekjeprurës se gripi i derrit që shpërtheu në vitin 2009. Për këtë arsye duhet nëj vaksinë efektive që ta ndalojë, ka deklaruar OBSH.
Drejtuesi i OBSH Tedros Adhanom Ghebreyesus u shpreh gjatë një konference virtuale nga Gjeneva se organizata po mëson vazhdimisht rreth virusit që ka përfshirë të gjithë globin.
Tedros tha: “Ne e dimë se Covid-19 përhapet shpejt, dhe ne e dimë se është vdekjeprurëse, dhjetë herë më vdekjeprurëse se pandemia e gripit të vitit 2009”.
Si përqindje, koronavirusi deri më tani ka vrarë 6.4 përqind të njerëzve që janë infektuar, duke përfshirë 12 përqind të atyre në Britani, 0.1 përqind në Australi dhe 4 përqind në SHBA. Por gripi i derrave vrau vetëm 1.1 përqind të atyre që u infektuan globalisht, sipas shifrave të OBSH.
OBSH njoftoi se nga gripi i derrit, i cili u “shfaq” për herë të parë në Meksikë dhe SHBA në Mars 2009, humbën jetën mes 151,700 dhe 575.400 persona.