AKTUALITET, 14 Prill 2020, 00:03

Ja si do të jetë moti në vend për ditën e martë


Parashikimi sipas Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit – IGJEUM

RESHJET

Sot (e martë, dt. 14) priten reshje të dobëta në qarkun Shkodër dhe lokalisht të dobëta në qarqet e tjerë. Reshjet do të jenë kryesisht në zonat malore, gjatë pjesës së dytë të ditës së nesërme (siç tregohet në tabelë për secilin qark).

TEMPERATURAT

Sot (e martë, dt. 14) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 11 / 17 °C

në vendet e ulëta: 9 / 18 °C

në vendet malore: 4 / 12 °C

ERA

Sot (e martë, dt. 14) era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare, por do të ketë forcime të përkohshme të saj, sidomos në bregdet dhe në terrenet e larta malore.