AKTUALITET, 18 Gusht 2020, 16:34

Rekord rastesh pozitive me koronavirus në vend, 155 në 24 orët e fundit

Rekord rastesh pozitive me koronavirus në vend, 155 në 24 orët e

Vijon me ritme të larta numri i të prekurve nga koronavirusi në vend.

Siç bën me dije ISHP, gjatë 24 orëve të fundit janë konstatuar 155 raste të reja me koronavirus nga 932 testime të kryera, ku numri më i madh është në Tiranë me 34 raste.

Raportohet se gjatë 24 orëve të fundit kanë ndërruar jetë 2 persona.

Raportohet se 95 pacientë ndodhen të shtruar në spitalet Covid, ndërsa gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 55 persona duke e çuar në 3 871.

Rritja e numrit të të shëruarve ka ulur ndjeshëm numrin e të shtruarve në spitale.

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore është si vijon: 34 raste në Tiranë, 24 raste në Durrës, 12 raste në Krujë, nga 9 raste në Korçë dhe Lezhë, 8 raste në Elbasan, nga 7 raste në Kurbin dhe Vlorë, 6 raste në Gjirokastër, 4 raste në Kukës, nga 3 raste në Fier, Kavajë, Përmet, nga 2 raste në Shkodër, Devoll, Lushnje, Mirditë, Tropojë, Mallakastër, Divjakë, Peqin, Kolonjë, Gramsh, nga 1 rast në Mat, Ura Vajgurore, Klos, Vorë, Maliq, Patos.

Nga ana tjetër, në 24 orët e fundit janë shëruar 55 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 3871 , që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 95 pacientë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 12 në terapi intensive nga të cilët 4 pacientë janë të intubuar.

Ndërsa, në dy spitalet COVID janë gjithashtu duke marrë shërbime të specializuar dhe 12 persona të cilët kanë qenë pozitivë me COVID19 dhe aktualisht janë negativizuar, por po vijojnë të marrin trajtim spitalor për pasojat e sëmundjes.

COVID-19 – Statistika (18 Gusht 2020)

Testime totale 51860

Raste pozitive 7654

Raste të shëruara 3871

Raste Aktive 3551

Humbje jete 232 (Qarku Tiranë 115, Shkodër 34, Durrës 32, Fier 10, Elbasan 9, Korçë 9, Lezhë 6, Kukës 5, Vlorë 5, Dibër 3, Gjirokastër 3, Berat 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 1862

Durrës 461

Shkodër 291

Fier 159

Lezhë 150

Korçë 141

Vlorë 134

Kukës 113

Elbasan 105

Berat 58

Gjirokastër 42

Dibër 35