TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Anëtarja e kryesisë së LSI-së, Elona Guri, ka reaguar për sulmet që kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj bëri ndaj Presidentit Ilir Meta.
Guri shprehet se Ilir Meta u përballë me drejtësinë dhe fitoi për akuzat që i bën Veliaj, ndërsa ky i fundit nuk e ka nisur ende përballjen për shumë çështje që lidhen me abuzimin e fondeve dhe shembjen e Teatrit Kombëtar.
“Gërmo Lali gërmo, vazhdo nxirr foto nga varri. Ilir Meta e bëri përballjen e tij dhe fitoi me dinjitet, ndërsa ti akoma nuk e ke filluar përballjen tënde për fondet e Mjaft, lejet e taksive dhe sidomos shembjen e teatrit. Nga bregdeti në krahët e Lindës, Edi yt dhe “jo” i Saimirit po e përshpejton paketimin tënd. Dashuria e munguar e Edit për ty nuk t’i zgjidh dot hallet me drejtësinë. Mes Lindës dhe Sajes më vjen keq, ti nuk pate shanse. P.S: U irritove pse Presidenti mbrojti gazetaren Beti Njuma, që ti e njeh që në gjimnaz, po mqs njeh edhe Olta Xhaçkën prej kohesh, hyr pak mik që të mos i lëri shqiptarët në kufi si njerëz pa atdhe”,– shkruan Elona Guri në një postim në Facebook.
Më herët gjatë ditës së sotme Erion Veliaj, i është përgjigjur Ilir Metës, ku solidarizohej me gazetaren Beti Njuma dhe bënte thirrje për hapjen e një media të re, pasi gazetarëve po i bëhej presion brutal.
Reagimi i Veliajt:
Lajm i mirë që Ilir Meta ka marrë iniciativën për një media të re transparente dhe kritike me pushtetin.
Ai ka jo vetëm lekët por dhe historinë e tij të 7 për qindshit, që mund ta mbajë gjallë këtë medie si me para ashtu dhe me permbajtje gjithë jetën! Suksese!