AKTUALITET, 18 Gusht 2020, 13:57

E konfirmon Rama: Shkollat do të hapen

E konfirmon Rama: Shkollat do të hapen


Edi Rama konfirmon hapjen e shkollave me nisjen e vitit të ri shkollor.

Kryeministri reagoi në rrjetet sociale pas deklaratës së ministres së Shëndetësisë Ogerta Manastirliu dhe asaj të Arsimit, Besa Shahini për hapjen e shkollave në shtator.

Rama theksoi se hapja e shkollave është një çështje delikate që ende nuk është vendosur nga shumë vende të tjera të botës.

Teksa i është përgjigjur akuzave të opozitës, Rama shprehet se “Çdo hap drejt hapjes së shkollave dhe mbrojtjen e shëndetit nga ky vendim i vështirë, po koordinohet me përgjegjësi maksimale”.

POSTIMI:

SHKOLLAT DO TË HAPEN

Ministrja e Arsimit Besa Shahini dhe Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, në një komunikim për situatën, arsyetimin tonë dhe masat paraprake që po merren për hapjen shkollave, në kushtet kur të gjitha vendet e botës po diskutojnë këtë çështje delikate dhe kanë zgjedhur rrugë të ndryshme për hapjen e shkollave apo jo pak vende nuk kanë vendosur ende, nëse do t’i hapin.

Çdo hap drejt hapjes së shkollave dhe mbrojtjen e shëndetit nga ky vendim i vështirë, po koordinohet me përgjegjësi maksimale nga institucionet, për garantimin e masave të distancimit social dhe protokolleve të sigurisë, si edhe vlerësimin dinamik të situatës epidemiologjike në vend.