AKTUALITET, 18 Gusht 2020, 14:21

Koronavirusi, OBSH: Të marrë fund ‘nacionalizmi i vaksinave’, të bëhemi bashkë në këtë luftë

Koronavirusi, OBSH: Të marrë fund ‘nacionalizmi i


Shefi i Organizatës Botërore të Shëndetit Tedros Adhanom Ghebreyesus, tha se vendet që vendosin interesat e tyre përpara të tjerëve në përpjekjen për të siguruar furnizimin e një vaksine të mundshme të koronavirusit po e përkeqësojnë situatën e Covid-19.

Ai tha se asnjë vend nuk mund të jetë i sigurtë nëse nuk janë gjithë, duke bërë thirrje që nacionalizimit të vaksinës t’i jepet fund.

“Të vepruarit në aspektin strategjik dhe global është në të vërtetë në interesin kombëtar të secilit vend. Askush nuk është i sigurt derisa të gjithë të jenë të sigurt,”- tha ai një konferencë virtuale duke bërë thirrje për t’i dhënë fund “nacionalizmit të vaksinës”.

Ndër të tjera ai tha se u kishte dërguar një letër të gjithë anëtarëve të OBSH-së duke u kërkuar atyre që të bashkohen me përpjekjet shumëpalëshe të vaksinimit ‘COVAX’.

Më shumë se 22 milionë persona janë infektuar nga koronavirusi globalisht dhe 772.647 kanë vdekur.