AKTUALITET, 18 Gusht 2020, 15:58

Hapja e shkollave/ Vokshi: Qeveria pa plan, deklaratat e dy ministreve krijuan më shumë paqartësi

Hapja e shkollave/ Vokshi: Qeveria pa plan, deklaratat e dy ministreve krijuan

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, në një reagim ne rrjetet sociale, shkruan se deklarata e qeverisë për rihapjen e shkollave në shtator u bë në nxitim e sipër, nën presionin e vazhdueshëm të PD.

Por, sipas saj, dalja e dy ministreve (Shahini dhe Manastirliu) krijoi më shumë paqartësi sesa dha sqarime, sepse qeveria nuk ka asnjë plan. Një qeveri me plan, e cila nuk vepron në panik dhe nuk improvizon, do të kishte publikuar sot udhëzuesin e detajuar për rihapjen e shkollave në kushtet e pandemisë.

"Një qeveri me plan, e cila nuk vepron në panik dhe nuk improvizon, do të kishte publikuar sot udhëzuesin e detajuar për rihapjen e shkollave në kushtet e pandemisë", shkruan Vokshi.

Postimi i plotë

Deklarata e qeverisë për rihapjen e shkollave në shtator u bë në nxitim e sipër, nën presionin e vazhdueshëm të PD.

Dalja e dy ministreve krijoi më shumë paqartësi sesa dha sqarime, sepse qeveria nuk ka asnjë plan.

Një qeveri me plan, e cila nuk vepron në panik dhe nuk improvizon, do të kishte publikuar sot udhëzuesin e detajuar për rihapjen e shkollave në kushtet e pandemisë.

• Sa të gjata do të jenë orët e mësimit?

• Me sa turne do të jetë mësimi në Tiranë, ku shumica e shkollave janë me dy turne?

• Me sa nxënës do të jetë një klasë?

• Ku do të mësojnë nxënësit e shkollave të shkatërruara pas tërmetit?

• Me rritjen e numrit të klasave me turne, sa është numri i mësuesve dhe ndihmës mësuesve që do të punësohen?

• Cili është protokolli i sigurisë që do ndiqet në cdo shkollë dhe masat mbrojtëse që do sigurohen nga qeveria?

• Mbi të gjitha, sa është buxheti shtesë për të përballuar pandeminë në shkolla?

Nxënësit, studentët dhe prindërit e tyre nuk kanë nevojë për daljet me skype e deklaratat boshe, që nuk sqarojnë asgjë.

Strategjia për rihapjen e shkollave duhet të jetë publike.