TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Arrestohet autori i vrasjes së 23-vjeçarit Gledis Kraja në Shkodër.
Burime zyrtare bënë me dije se falë reagimit në kohë të strukturave të DVP Shkodër, rrethimit të zonës, kontrolleve të shumta të ushtruara në bashkëpunim me FNSH dhe presionit të ushtruar nga forcat e policisë duke mbajtur në rrethim zonën ku fshihej, u bë e mundur vënia në pranga e autorit të ngjarjes së mbrëmshme, ku mbeti i plāgosur me armē zjarri dhe më pas humbi jetën 23-vjeçari Gledis Kraja (në foto).
Sipas policisë, në pranga ka rënë Stjuart Smakaj dhe jo siç u deklarua në fillim Sebastjan Smakaj. Po kështu policia ka sekuestruar edhe armēn e zjarrit të modifikuar.
Në vendngjarje policia ka sekuestruar 18 gëzhoja të qitura nga kjo armë zjarri.