AKTUALITET, 18 Gusht 2020, 14:12

Presidenca i kthen përgjigje Veliajt: Lali nuk vlen më as si gjethe Fiku për “tërmetet” e Bablokut


Zëdhënësi i presidentit, Ilir Meta, Tedi Blushi, ka reaguar së fundmi në lidhje me debatin mes kreut të shtetit dhe kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj për një media transparente.

Blushi ka publikuar një foto në rrjetet sociale, ku Veliaj përkulet dhe i shtrëngon dorën Metës, gjatë një ceremonie.

Krahas fotos, ai shkruan, se Veliaj nuk vlen më as si gjethe fiku për “tërmetet” e Bablokut.

“Gjynah që Lali Fiku nuk vlen më as si gjethe Fiku për “tërmetet” e Bablokut!“, shkruan Blushi.

Presidenti Ilir Meta denoncoi ditën e sotme shantazhin ndaj gazetarëve, duke marrë shkas nga publikimi i mesazheve mes kryebashkiakut Erion Veliaj dhe pronarit të “Orë News”, Ylli Ndroqi.

Meta u bëri thirrje gazetarëve, që të denoncojnë shantazhet dhe kërcënimet, ndërsa paralajmëroi krijimin e një media të re kombëtare.

Sipas Metës, kjo media do të ketë pjesë të bordit, gazetarë kurajozë të kërcënuar dhe lënë pa punë nga regjimi.