AKTUALITET, 18 Gusht 2020, 14:55

Foshnja e pajetë në koshin e mbeturinave, policia nis hetimet në maternitetin "Koço Gliozheni"

Foshnja e pajetë në koshin e mbeturinave, policia nis hetimet në

Policia ka nisur hetimet në maternitetin "Koço Gliozheni" pas gjetjes së foshnjes së pajetë në në një kosh mbeturinash në lagjen "Ali Demi" në Tiranë.

Dyshimet janë se foshnja mund te ketë lindur e vdekur dhe nëna e ka hedhur në kosh për shkak se nuk ka pasur para për të kryer ceremoninë e varrimit.

Policia tashmë po kryen hetime për të mësuar se si ka dalë foshnja e pajetë nga ambientet e maternitetit.