TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, me anë të një reagimi në rrjetin social “Twitter” shkruan se Shqipëria nën qeverisjen e Edi Ramës po shënon rekord të zi botëror në emigracion.
Basha thekson se zbrazja e atdheut tonë është një akt i rëndë tradhtie kombëtare me ideator kryeministrin.
Postimi i kryetarit të PD Lulzim Basha:
Sa kohë ky njeri drejton Shqipërinë, aq kohë shqiptarët do zbrazin vendin e të parëve.
Keqqeverisja e këtij KM që vret shpresat e qytetarëve, është arsyeja për këtë rekord botëror të zi në emigracion.
Është koha për të reaguar. Zbrazja e Shqipërisë është akt tradhëtie kombëtare!
