AKTUALITET, 6 Mars 2020, 09:22

Shtyhet tryeza për reformën zgjedhore, ja kur do të zhvillohet takimi

Shtyhet tryeza për reformën zgjedhore, ja kur do të zhvillohet


Tryeza e Reformës Zgjedhore nuk do të mblidhet ditën e sotme, siç ishte lajmëruar.

Shtyrja e mbledhjes është bërë me kërkesë të përfaqësuesve të Partisë Demokratike.

Kështu, është vendosur që kjo tryezë të mbahet ditën e hënë, në orën 10:00.

Ndërkohë, pritet që deri të hënën opozita jashtëparlamentare të sjellë propozimet e veta për çështjen e administratës zgjedhore.

Kujtojmë se në mbledhjen e parashikuar për sot në rend dite ishin dy çështje: Diskutimi mbi administratën zgjedhore dhe sistemi zgjedhor.