TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Presidenti Ilir Meta zhvilloi dje një takim me homologun bullgar, Rumen Radev, me të cilin ka ngritur edhe dolli për miqësinë e fortë mes dy popujve.
Këtë e thotë vetë Presidenti shqiptar, përmes një postimi në “Facebook”, shoqëruar dhe me foto nga takimi miqësor.
Ndër të tjera, Kreu i Shtetit vlerëson marrëdhëniet shumë të ngushta mes dy vendeve, teksa shton se Bullgaria ishte streha e sigurt e shumë patriotëve shqiptarë gjatë Rilindjes Kombëtare në luftën për përhapjen e gjuhës shqipe dhe arritjen e pavarësisë.
“I lumtur të ngrija një dolli me Presidentin Radev për miqësinë e fortë të dy popujve tanë! Bullgaria ishte streha e sigurt e shumë patriotëve tanë gjatë Rilindjes Kombëtare në luftën për përhapjen e gjuhës shqipe dhe arritjen e Pavarësisë.
Në Sofje, Shahin Kolonja, Kristo Luarasi, Mithat Frashëri etj., në shtypshkronjën “Mbrothësia” botuan abetare pafund dhe gazetën “Drita” për t’i shpërndarë kudo në Atdhe me qëllim lartësimin e ndjenjave kombëtare dhe mobilizimin për kryengritjet finale që do sillnin Pavarësinë tonë në 28 nëntor 1912.
Edhe e ardhmja e marrëdhënieve shqiptaro-bullgare duket plot shkëlqim e mirëbesim. ?????”, shkruan Meta.