AKTUALITET, 6 Mars 2020, 09:14

Greqi, u arratis nga burgu i Koridhalos, shqiptari kapet pas 17 vitesh arrati

Greqi, u arratis nga burgu i Koridhalos, shqiptari kapet pas 17 vitesh arrati


Policia greke ka arrestuar një 48-vjeçar shqiptar (identiteti i të cilit ende nuk dihet), i cili prej 17 vitesh ishte në arrati, pasi në vitin 2003 ishte arratisur nga burgu i Koridhalos.

Mediat vendase shkruajnë se 48-vjeçari u ndalua si pjesë e një kontrolli policor në rrethin e Sagiada.

Si rezultat i hetimit policor, prokuroria po e kërkonte atë pas arratisjes, pasi kishte shkelur një leje të rregullt të dhënë më 22 shkurt 2003.

Shqiptari i arrestuar rezulton i dënuar nga gjykata me 7 vite burg nga gjykata greke për lëndë narkotike, dënim që po e vuante para se të arratisej nga burgu.